TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nje automjet luksoz tip Audi eshte djegur gjate nates ne Vlore. Sipas hetimeve te para mesohet se makina e shkrumbuar gjate nates u perket disa pushuesve qe kishin ardhur nga Maqedonia.
Automjeti ndodhej i parkuar dhe eshte me targa gjermane. Nderkohe qe pushuesit jane nga Kercova e Maqedonise dhe jetojne ne Gjermani.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 05:18, në aksin rrugorë Vlorë-Ujë i Ftohtë, pranë një hoteli është djegur në pjesën e përparme auomjeti tip Audi-A8 në pronësi të një pushuesi, i cili nga hetimet paraprake dyshohet se është djegur qëllimisht me lëndë djegëse benzinë, për motive ende të paqarta.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.