TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artistë, punonjës dhe pronarëve të bareve, PUB-eve dhe diskove të natës janë ngritur në protestë kundër aktit normative të qeverisë para kryeministrisë.
Ata nuk bien dakord me aktin normative që i ndalon të hapen si dhe i gjobit me tre milionë lekë, ndërkohë as muzika nuk lejohet pas orës 20:00 duke i gjobitur me një milion lekë. Dhjetëra prej tyre protestuan para kryeministrisë, por policia shoqëroi disa prej tyre. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama në Twitter.
“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!” – shkruan Rama.