AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 11:05

Shkrimtari Virion Graci: Si e njoha Arben Bajon në një ditë gushti si kjo ditë e fundit për të

Shkrimtari Virion Graci: Si e njoha Arben Bajon në një ditë


Shkrimtari, Virion Graci një nga miqtë e skulptorit të njohur Arben Bajo, i cili ndërroi jetë sot për shkak të koronavirusit kujton momentet kur është njohur me të.

Ai thotë se janë njohur në një ditë gushti të vitit ’86, pikërisht si kjo ditë e 9 gushtit, që qe e fundit për të.

POSTIMI:

Ne kete dite gushti qe paska qene e fundit per skulptorin e shquar Arben Bajo kujtoj dhe une ditet e para te nje gushti te larget kur jam njohur me te; ne veren e vitit ’86 shkembeheshim mengjeseve e mbasditeve rruges se pashtruar Votuca-Picar, une duke shkuar ne pune krahu, pritur te me dilte e drejta e studimit, ai me nje punesim a praktike te perkoheshme ne qendren e atyshme te kultures, diçka e tille.

Pershendetjeve inerciale ‘miremengjes,’ ‘miredita’ iu shtuan buzeqeshjet, kureshtia e pa shmangeshme, prezantimet, njohjet e ndersjelleta dhe solidariteti, te dy enderrimtare…

Dy vite me vone ne Tirane, studente fatlume e miq te afert…

Kam qene me te kur pergatiste skulpturen ‘Vdekja’ (a ‘Pavdekesia’-nuk me kujtohet titulli perfundimtar) punim me te cilin u diplomua ne ILA. Menjehere pas ceremonise se sukseseshme te diplomimit u detyrua te merrte rrugen e mergimit…

E kam takuar rastesisht ne Qafen e Pazarit ca vite me vone, ende emigrant ekonomik ne Greqi; ne 2010 u vendosem ne Tirane dhe jemi pare e kemi qene prane njeri-tjetrit me shpesh…

Me energji, frymezim e perqendrim vetmohues beri me qindra punime, hapi disa ekspozita, solli ne jete dhjetera Ide te Larta Estetike, me qindra Misherime e Perfytyrime te arrira te Se Bukures, te Se mires; perjtesoi Njeriut ne pergjithesi e kujtimin e shquar te Njerezve te Pervetshem, ne veçanti…

Arben Bajo i dha Frymen e Tij baltes dhe e Shenjteroi. I Drites se Shenjte qofte Shpirti i tij I Bukur, I Mire, I Pavdekshem.

Prehu ne paqe miku yne.