AKTUALITET, 9 Gusht 2020, 08:30

E trishtë! Koronavirusi i merr jetën skulptorit Arben Bajo


Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

Bajo prej ditësh ishte duke “luftuar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.

53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.

Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.