TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Departamenti amerikan i shtetit shprehet i shqetësuar për veprimet e Turqisë në Mesdheun Lindor, që kanë sjellë përshkallëzimin e konfliktit për detin me Greqinë.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për operacionet e vazhdueshme të Turqisë për të eksploruar burimet natyrore në zonat ku Greqia dhe Qiproja po pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruajnë mediat greke.
Në të njëjtën kohë, po sipas mediave në Athinë, Departamenti i Shtetit shpreh mbështetjen e tij të fortë për dialogun midis Greqisë dhe Turqisë, duke inkurajuar të gjitha palët të rinisin diskutimet mbi këto çështje.