AKTUALITET, 2 Maj 2020, 10:51

Koronavirusi/ Shkon në 142 numri i viktimave në Greqi, humbin jetën edhe dy persona

Koronavirusi/ Shkon në 142 numri i viktimave në Greqi, humbin


Ka shkuar në 142 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën ditën e sotme. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili u shtrua në spital në “Sotiria” dhe një 88-vjeçar, që ishte shtruar në spital në NIMTS.

Të dy viktimat vuanin dhe nga sëmundje të tjera.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se numri i rasteve të reja përgjatë 24 orëve të fundit ishte 21, ndërkohë që në total numri i tyre ka shkuar në 2.612.