AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 16:39

Shkon mbi 122 mijë numri i të vdēkurve nga koronavirusi në SHBA, mbi 2.3 milionë të infektuar

Shkon mbi 122 mijë numri i të vdēkurve nga koronavirusi në SHBA,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë që të jenë vendi më i prekur për shkak të pandemisë të koronavirusit.

Në SHBA, kanë ndërruar jetë nga Covid-19 deri tashmë 122,003 persona. Në 24 orët e fundit, ndërruan jetë nga koronavirusi 23 individë.

Në SHBA, deri tani janë infektuar nga koronavirusi 2,331,637 individë.

SHBA mbetet vendi me më shumë të infektuar nga Covid-19 në të gjithë rruzullin, pasuar nga Brazili, Rusia, India dhe Britania e Madhe.

Në të gjithë botën, numri i personave që janë infektuar nga koronavirusi ka shkuar afër 9 milionë.

Kurse, numri i të vdēkurve për shkak të Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në 467,461 njerëz.