AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 15:44

Po punonin në një banesë në Tiranë, bien nga lartësia dy persona

Po punonin në një banesë në Tiranë, bien nga

Dy punonjës të cilët kanë qenë duke punuar në një banesë private në rrugën 5 Maji në Tiranë kanë rënë nga lartësia mesditën e sotme.

Ata janë dërguar menjëherë në spital dhe tashmë janë në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.