TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 5 Janar, shtëpia e një qytetari në fshatin Arrameras të Krujës, ka marrë flakë, duke u shkrumbuar thuajse e gjitha. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në familjen e Lulzim Millës.
Ai ishte duke u kthyer nga spitali ku kishte çuar vajzën e vogël për të marrë mjekim, kur u përball me ngjarjen e rëndë.
Fatmirësisht zjarri nuk ka shkaktuar viktima, pasi familjarët nuk gjendeshin në banesë, por ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Familja Milla është larguar nga banesa dhe po qëndron me të afërmit, por ata kanë një apel për ndihmë, pasi nuk mund të rindërtojnë shtëpinë me të ardhurat që kanë. ABC News raporton se dëmet arrijnë vlerën e 3 milionë lekëve.
Familjarët kërkojnë ndihmë nga shteti, por në rrjetet sociale ka nisur një fushatë nga qytetarët, për mbledhjen e fondeve në ndihmë të familjes Milla në faqen e njohur "Go Fund Me" (kliko link)