AKTUALITET, 26 Maj 2019, 12:42

Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Fier

Shkëndija elektrike shkrumbon banesën në Fier


Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, ku shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka djegur të gjitha orenditë shtëpiake.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Grecallisë. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit, në shtëpi nuk ka pasur njeri, e për pasojë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.