TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bandë hajdutësh shqiptarë të specializuar në grabitjen e banesave, janë shkatërruar të enjten në mbrëmje nga policia italiane, në Rimini.
Media italiane raporton se janë arrestuar tre shqiptarë.
Karabinierët i surprizuan në flagrancë dy prej tyre ndërsa një i tretë duhet të përgjigjet për përsëritje të veprës penale.
Hetimet nisën menjëherë pas një sinjalizimi të Xhandarmërisë së Republikës së San Marinos.
Sipas hetimeve, bandave kryente goditjet e saj në grabitje kryesisht në territorin e San Marinos.
Operacioni nisi pas sinjalizimit të xhandarmërisë së Titanos, pas një grabitje në një banesë.
Karabinierët e Riçione pasi kanë pikasur një automjet që dyshohej se i përkiste grabitësve, e kanë bllokuar pas një ndjekje të gjatë në Santarcangelo para se të kryenin një tjetër goditje.