TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të mërkurë në Kosovë janë shënuar shifra të larta të infektuarish me koronavirus. Në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 113 raste të reja duke e çuar në 2 991 numrin e të infektuarve.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Ndërkohë fatmirësisht numri i të shëruarve gjatë orëve të fundit është 67, duke e çuar në 1 644 numrin e të shëruarve dhe vijojnë të jenë aktivë me Covid , 1293 qytetarë.
Ndërkohë si pasojë e koronavirusit në Kosovë deri më tani kanë humbur jetën 54 qytetarë.