AKTUALITET, 26 Prill 2021, 17:21

Sherr për votat në Rrogozhinë, konfliktohen disa persona, ndërhyn policia

Sherr për votat në Rrogozhinë, konfliktohen disa persona,

Një incident ka ndodhur në Rrogozhinë pasditen e sotme gjatë procesit të numërimit të votave. Gazetarja e ABC Xhensila Kodra raporton për ABC se konflikti ka nisur brenda godinës dhe më pas është zhvendosur në ambientet e jashtme të KZAZ-së.

Policia ka mbërritur në zonën ku ka ndodhur incidenti dhe ka rrethuar godinën me shiritin ndarës për të ndaluar qytetarët të afrohen në godinën ku vijon numërimi i votave.