AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 10:20

Rradhë kilometrike në Kapshticë, pala greke punon me një sportel

Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Avaria është krijuar për shkak se pala greke është duke punuar vetëm me një sportel.

Qytetarët ankohen se kanë më shumë se një orë duke qëndruar në pritje, e aktualisht, situata vijon të mbetet e njëjtë.

Ndërkohë, duhet theksuar se pala shqiptare po vijon punën me ritme të shpejta, me tre sportele në dalje dhe dy në hyrje.