AKTUALITET, 6 Qershor 2021, 16:56

Shënohen 580 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 24 pacientë

Shënohen 580 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 580 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 24 pacientë.

Bashkë me ta numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në Greqi ka shkuar në 12,277.

Numri i pacientëve në intubim aktualisht është 398, prej të cilëve 62.% janë burra.

Në 24 orët e fundit, 162 pacientë të rinj të prekur nga COVID janë shtruar në spitale për të marrë ndihmë mjekësore.