TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit.
Njoftohet se operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.
Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj është shprehur se nuk do të ketë asnjë tolerim në rastet ku është shkelur ligji.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka deklaruar se operacioni për prishjen e ndërtimeve gjatë sezonit turistik, dëmton turizmin.