TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori disa vendime në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit, që janë në prag.
Sipas rezultatit të shortit, Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.
Gjithashtu u miratua projektvendimi për miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës së KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.
Një tjetër vendim i miratuar sot ishte ai modelet dhe specifikimet e shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.