TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Turqi do të shkojë edhe në Greqi. Mediat fqinje, duke iu referuar burimeve diplomatike raportojnë se Rama, do të jetë nesër në Athinë.
Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë takime me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias.
“Protothema”, shkruan se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat në Athinë me Kryeministrin e Shqipërisë. Më pas, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të shtrojë një darkë me Kryeministrin shqiptar, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm.
Rama nisi dje një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi. Kryeministri gjatë konferencës me Recep Tayyip Erdoğan njoftoi marrëveshjet e arritura. Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Erdogan për ndihmën për procesin e rindërtimit dhe në luftën kundër koronavirusit, ndërsa për BE-në kishte kritika.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama nënshkruan në Ankara krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik në Nivel të Lartë mes dy vendeve.