AKTUALITET, 7 Janar 2021, 15:59

Një avokat i përfshirë, prokuroria e Selanikut nis hetimet për trafik fëmijësh pas vrasjes në Tiranë

Një avokat i përfshirë, prokuroria e Selanikut nis hetimet

Vrasja e dyfishtë pak ditë më parë në Tiranë ka bërë që Prokuroria e Selanikut të nisë hetimet për trafik fëmijësh në Greqi.

Gjithçka nisi pas deklaratave në publik në të afërmve të motrave Xhaneta dhe Kristina Metani, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në shtëpinë e tyre.

Sipas të afërmve, Ademi kishte shitur të paktën 10 fëmijë të motrave Metani ën Greqi.

Mediat greke raportojnë se prokuroria dyshon paraprakisht se në skemën e trafikut të fëmijëve është përfshirë një avokat.

“Gjithçka nisi pas akuzave të të afërmve të viktimave në Shqipëri. Kryeprokurori i Selanikut Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimit për këtë çështje për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me procedura birësimi të jashtëligjshme”, shkruan Protothema.