AKTUALITET, 18 Maj 2020, 13:30

Shembja e teatrit/ Komisioni Europian: Keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq!

Shembja e teatrit/ Komisioni Europian: Keqardhje që thirrja jonë

Komision Evropian ka reaguar në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar një ditë më parë në Shqipëri.

Në reagimin e Komisionit Evropian nuk fshihet rekomandimi i tyre për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të shkohej tek vendimi për prishjen. Komision Evropian po ashtu shpreh keqardhjen që nuk pati dialog.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq”,- thuhet në reagim.

Ndër të tjera Komision Evropian thotë se i ka ndjekur me shqetësim të gjitha zhvillimet në terren dhe konstaton se është përdorur forcë.

“Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në veçanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat”,- thekson Komision Evropian.

Komision Evropian po ashtu iu bën thirrje të gjithë palëve që të tregojnë përmbajtje.