TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka mundur të zbulojë një rast të trafikut të farave të kanabisit nga Spanja drejt Shqipërisë, me anë të postës.
Më 14 maj në Doganën e Tiranës ka mbërritur nga Spanja një pako, që për policinë është cilësuar e dyshimtë.
Për këtë arsye, burime policore i thanë gazetares Bezat se është bërë këqyrja e pakos dhe në brendësi të saj janë gjetur 11 mijë fara kanåbis sativa.
Pjesa më e madhe e farave ishin për kultivim në ambiente të mbyllura me llampa dhe një pjesë tjetër ishin për t’u kultivuar në natyrë.
Pakoja kishte si destinacion qytetin e Vlorës. Dërgesa e saj është bërë në mbikëqyrje të policisë dhe pas dorëzimit të saj është arrestuar në flagrancë 30-vjeçari Olsi Çaushaj, banues në Vlorë./ Balkan Web