AKTUALITET, 17 Gusht 2021, 12:27

“SHBA po punon ngushtë me qeverinë shqiptare”, Yuri Kim: Nuk e kemi ende numrin e saktë të afganëve që do të strehohen në Shqipëri

“SHBA po punon ngushtë me qeverinë shqiptare”, Yuri Kim:


Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim foli për mediat pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Ambasadorja amerikane, shprehu edhe njëherë mirënjohjen për Shqipërinë, pas vendimit për të strehuar afganët, ndërsa u shpreh se ende nuk kemi një numër të saktë të personave që pritet të zhvendosen përkohësisht në Shqipëri.

“Patëm një takim shumë të mirë sot, në kontekstin e situatave sfiduese në Afganistan dhe menduam se do të ishte një ide e mirë të koordinohemi ngushtë.

Nuk kemi ende një numër të saktë. Ajo që mund të them, është se njerëzit do të vijnë përkohësisht për tu zhvendosur në SHBA. Nuk e di planin dhe numrin ende, por besoj se do të jetë e qartë në dy ditët e ardhshme”, tha Yuri Kim.

Ndërsa ministrja Xhaçka e konsideroi takimin me ambasadoren Kim si “shumë të frytshëm për një situatë shumë dinamike, që po ndiqet minutë pas minuti”.