TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shtuar presionin ekonomik ndaj Iranit, duke vendosur sanksione të reja ndaj disa individëve dhe organizatave, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar në programet ushtarake të Teheranit.
Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, masat e reja bllokojnë çdo pasuri që këta persona dhe organizata kanë në SHBA, ndërsa ndalojnë edhe kryerjen e transaksioneve financiare me ta.
Në total, në shënjestër janë vënë 10 individë dhe organizata.
Personat dhe organizatat e sanksionuara ndodhen në Kinë, Hong Kong, Pakistan, Arabinë Saudite dhe Turqi.
Departamenti i Thesarit i akuzon ata se kanë siguruar pajisje dhe pjesë të nevojshme për prodhimin e armëve për Ministrinë iraniane të Mbrojtjes.
Sipas SHBA-së, qëllimi i këtyre sanksioneve është të vështirësohet aftësia e Iranit për të rifilluar programet e tij të armëve, si dhe t’u rriten kostot kompanive dhe individëve që ndihmojnë Teheranin të sigurojë pajisje ushtarake.
Uashingtoni ka vendosur edhe më parë një sërë sanksionesh ndaj individëve dhe organizatave që akuzohen se mbështesin Iranin.
Masat e mëparshme kanë prekur, ndër të tjera, VTB, bankën e dytë më të madhe të Rusisë, dhe bankën turke “Golden Global Bank”.
Sanksione janë vendosur gjithashtu ndaj individëve dhe organizatave të akuzuara se mbështesin milicinë Kataib Hezbollah në Irak dhe Hezbollahun në Liban.
SHBA-ja ka vendosur sanksione edhe ndaj disa prej kompanive kryesore ajrore iraniane.
Në total, 27 kompani ajrore iraniane janë përfshirë në listën amerikane të sanksioneve, mes tyre “Kish Airlines”, “Iran Airtour” dhe “ATA Airlines”.