TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbështetja për bllokun konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz, i përbërë nga CDU/CSU, ka rënë më tej në një sondazh të ri.
Vetëm 19% e të anketuarve thanë se do të votonin për CDU/CSU.
Kjo shifër, sipas sondazhit të publikuar të martën nga RTL/ntv Trendbarometer, është 1 pikë përqindjeje më e ulët se një javë më parë.
AfD-ja, partia e krahut të djathtë politik, ka humbur gjithashtu 1 pikë, por vazhdon të jetë partia me mbështetjen më të madhe në këtë sondazh, me 26%.
Si vlerësohet Merz?
Edhe vlerësimi personal për kancelarin Friedrich Merz mbetet i ulët.
Vetëm 11% e të anketuarve thanë se janë të kënaqur me mënyrën se si ai po e drejton detyrën.
Në të kundërt, 87% thanë se janë të pakënaqur me punën e tij.
“Trendbarometer” është një sondazh i opinionit publik.
Ai u krye nga instituti “Forsa” me 2,501 persona, nga 22 deri më 28 shtator.
Instituti vlerëson se marzhi i gabimit është rreth ±2,5 pikë përqindjeje.
Kjo do të thotë se rezultatet mund të jenë pak më të larta ose më të ulëta se përqindjet e publikuara.
Edhe instituti “Insa” ka publikuar një sondazh të ngjashëm.
Sipas tij mbështetja për CDU/CSU rezultoi 19%, AfD 29,5%, SPD 14 5%, Të Gjelbrit 14,5% dhe Partia e Majtë 10%.
Ky sondazh u krye me pjesëmarrjen e 2 001 personave, nga 25 deri më 28 shtator, me një marzh gabimi prej rreth ±2.5 pikë përqindjeje.