AKTUALITET, 2 Prill 2021, 20:52

SHBA/ SHBA: Makina përplaset në barrierën e Kapitolit, humb jetën një polic

SHBA/ SHBA: Makina përplaset në barrierën e Kapitolit, humb

Një makinë u përplas në një barrikadë pranë Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të premten pasdite, duke plagosur dy oficerë të Policisë së Kapitolit, njëri prej të cilëve më pas humbi jetën, thanë zyrtarët e rendit.

Drejtuesi i automjetit u qëllua për vdekje nga policia, sipas njoftimeve.

Policia e Kapitolit thotë se ngjarja ndodhi tek një pikë kontrolli pranë Kapitolit. Incidenti vjen ndërsa zona e Uashingtonit vazhdon të jetë në gatishmëri, gati tre muaj pasi një turmë kryengritësish të armatosur sulmoi Kapitolin ndërsa Kongresi po votonte për të konfirmuar fitoren e presidentit aktual Joe Biden.

Policia e Kapitolit thotë se dikush "godit me një automjet dy oficerë të policisë së Kapitolit".

Sipas disa burimeve, drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe mbante në dorë një thikë.

Njëri nga oficerët që u plagos u dërgua me makinë policie në spital; tjetri po transportohej nga ekipet e urgjencës mjekësore, thanë zyrtarët.

Kompleksi i Kapitolit u vendos në izolim pas imcidentit dhe askush nuk mund të hynte ose të dilte nga godinat e kompleksit.

Rrethimet që pengonin trafikun e automjeteve pranë asaj zone u hoqën së fundmi, pasi Kapitoli filloi të rihapej pas trazirave të 6 janarit./VOA/