AKTUALITET, 2 Prill 2021, 18:23

Durrës/ Shemsi Prençi takohet me përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuara: Zotohem që do të jem ndjekës i problematikave tuaja!

Durrës/ Shemsi Prençi takohet me përfaqësues të


Kandidati për deputet i LSI-së në Durrës, Shemsi Prençi, është takuar me disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuara në këtë qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, Prençi shprehet se sinjalistika e posaçme (sipas kategorisë së aftësive të kufizuara), vertikale, horizontale dhe akustike është një nga problematikat kryesore, që i bën të jenë të rrezikuar dhe të përjashtuar nga bashkëjetesa në shoqëri.

Prençi shprehet se këto kategori nuk trajtohen me pagën minimale, ndërsa shoqëruesit e tyre nuk kanë trajtim me pagë apo siguracione, në të zezë dhe shpeshherë janë familjarët e tyre që sakrifikojnë për të ju lehtësuar jetën këtyre individëve.

“Zotohem që do të jem përkrahës dhe ndjekës i problematikave të tyre dhe zbatimit të ligjit për punësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri!” përfundon Prençi.

Postimi i plotë:

Sot pata mundësinë dhe kënaqësinë të takoja disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në qytetin e Durrësit.

I dëgjova me shumë vëmendje problematikat e tyre të përditshme dhe u mahnita nga dëshira e tyre për të jetuar dhe luftuar krahas vështirësive të tyre, jo vetëm nga aftësia e tyre ndryshe por dhe nga papërgjegjshmëria dhe lënia në harresë e këtyre kategorive nga instancat shtetërore. Me statistikë ky komunitet përbën 6.5% të shoqërisë shqiptare sipas CENSUS-it të vitit 2011, por si pasojë e aksidenteve automobilistike kjo përqindje është akoma më e madhe.

Sinjalistika e posaçme (sipas kategorisë së aftësive të kufizuara), vertikale, horizontale dhe akustike është një nga problematikat e tyre kryesore që i bën të jenë të rrezikuar dhe të përjashtuar nga bashkëjetesa në shoqëri. Këto kategori nuk trajtohen me pagën minimale, ndryshe nga se propogandohet çdo ditë, ndërsa për shoqëruesit e tyre nuk ka trajtim me pagë apo siguracione, në të zezë dhe shpeshherë janë familjarët e tyre që sakrifikojnë për të ju lehtësuar jetën këtyre individëve.

Biseda me këto kategori përveç sadisfaksionit personal, më obligon të jem një zë dhe mbështetës i fort i tyre në parlamentin e ardhshëm! Zotohem që do të jem përkrahës dhe ndjekës i problematikave të tyre dhe zbatimit të ligjit për punësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri!

Shemsi Prençi

LSI Durrës

Sot pata mundësinë dhe kënaqësinë të takoja disa përfaqësues të komuniteteve me aftësi të kufizuar në qytetin e...

Posted by Shemsi Prençi on Friday, April 2, 2021