AKTUALITET, 2 Prill 2021, 19:02

Albin Kurti paralajmëron zgjedhje të tjera, nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente e Kosovës

Albin Kurti paralajmëron zgjedhje të tjera, nëse nuk zgjidhet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria do t’i adresojë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët, por fillimisht ka theksuar se duhet të përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve, që është zgjedhja e presidentit të vendit.

“Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konsituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje,” tha Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës deputetët ngritën çështjen e menaxhimit të pandemisë dhe mundësinë e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.