Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me lajmin mbi humbjen e gjyqit të Shqipërisë me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se e ka paralajmëruar prej kohësh qeverinë që të hiqte dorë nga arroganca dhe të tërhiqej nga vendimet abuzive. Meta theksoi se vetëm për tekat dhe kapriçot personale të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.
Mes të tjerash Meta i bëri thirrje SPAK-ut që të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.
E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv...
Posted by Ilir Meta on Friday, April 2, 2021