AKTUALITET, 26 Maj 2020, 21:57

Pse nuk hapen plazhet? Klosi tregon arsyet: Krijohen grumbullime qytetarësh, virusi nuk është larguar

Pse nuk hapen plazhet? Klosi tregon arsyet: Krijohen grumbullime

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top Channel, Klosi tregoi pse nuk lejohet ende bërja e plazhit në Shqipëri.

Ministri tha se, nuk është problemi te larja në det, pasi të gjithë ekspertët flasin për një mungesë rreziku nga uji, por problemi, sipas tij, është te grumbullimi i qytetarëve në plazhe.

Këtë pyetje keni dy muaj që ma bëni. Në fillim më keni pyetur pse nuk lejohet të dalin njerëzit të dalin nga liqeni. Tani ne nuk lejojmë plazhet se aty do ketë një grumbullim të njerëzve duke rrezikuar përhapjen e virusit. Nuk është e thënë se doli dielli dhe virusi u largua. Jo, virusi është aty, nuk ka ikur”, u shpreh ai.

Klosi po ashtu foli dhe për datën 1 qershor, ku do lejohet plazhi vetëm pranë hoteleve, pasi ata mund të ruajnë distancat sociale.