AKTUALITET, 30 Shtator 2020, 12:54

“Shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës: Bën sharlatanin në ekrane për të mbuluar të vërtetën!

“Shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës: Bën


Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pasi ai e quajti ditën e djeshme në një komunikim me gazetarët “shalqi me provë”, Basha tha se Rama po përpiqet të mbulojë të vërtetën duke përdorur një gjuhë vulgare ndërsa theksoi se plani i paraqitur nga PD nuk është plani elektoral, por një formë e paraqitur për të rimëkëmbur ekonominë në këto gjashtë muaj.

“Biznesi ndodhet nën presionin e krizës ekonomike. Këtë javë ne kemi shpalosur planin tonë për ekonominë në pesë drejtime kryesore.

Një prej tyre është për biznesin që ka të bëjë me punësimin. Paratë që ata paguajnë si taksa shkojnë në çdo drejtim tjetër përveç kushteve të punës.

Një drejtim tjetër është rimarrja në punë e atyre që kanë humbur vendin e punës. Plani që kemi shpalosur këtë javë nuk është programi ynë elektoral.

Është plani për këto gjashtë muaj sepse duam nuk duam ne drejtim e ka akoma një njeri që bën sharlatanin në ekrane me shpresa se duke përdorur batuta do mbulojë të vërtetën.

Sado të shajë me gjuhë vulgare të vërtetën nuk e mbulon dot. Sipërmarrja shqiptare po vuan”, tha Basha.