LIFESTYLE, 3 Janar 2018, 11:33

Sexy mama si Khloe Kardashian!

Sexy mama si Khloe Kardashian!

Khloe Kardashian po e vërteton se nuk do të ndryshojë stilin edhe pasi të bëhet nënë.

Ylli i reality show ka postuar një fotografi në Instagram ku edhe ka treguar se ajo tashmë është gjashtë muajsh shtatzënë.

Por, megjithatë kjo nuk e ka penguar Kardashian që ajo të duket shumë atraktive.

33 vjeçarja kishte të veshur një fustan të zi, të ngushtë që zbulonte shumë nga barku i saj i fryrë.

Këtë fustan elegant që me gjasë ajo e ka veshur për festën e Vitit të Ri e kishte kombinuar me një peliçe.

Në një fotografi tjetër, Kardashian ka zbuluar më shumë nga pamja e saj, duke treguar kështu format e saj perfekte edhe në shtatzëni.

“Nëna dhe babai”, shkruan ajo poshtë fotografisë së ëmbël ku është duke shkëmbyer një puthje me të dashurin e saj, Tristan Thompson.

https://www.instagram.com/p/BddgFD1FL1b/?taken-by=khloekardashian

Kardashian që është në pritje të një vogëlushi me Thompson, jo shumë kohë më parë, e konfirmoi se është në pritje të ëmbël me një fotografi bardh e zi të duarve të saj dhe të Thompson rreth barkut të saj.

https://www.instagram.com/p/BddefS8l8v7/?taken-by=khloekardashian