LIFESTYLE, 2 Janar 2018, 10:00

2018 e gjen Stresin çift!

Është një nga reperat më të sukseshëm në vendin tonë dhe shpesh është vënë në qendër të vëmendjes edhe sa i përket jetës private.

Para pak kohësh u komentua se reperi Stresi dhe e dashura e tij Keisi janë ndarë. Madje vetë reperi publikoi në rrjete sociale foto në të cilat tregonte se ndihej keq nga kjo ndarje.

Megjithatë në ditën e fundit të vitit 2017 ai ka publikuar një foto me të duke treguar në këtë mënyrë se ishin kthyer sërish bashkë dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.