AKTUALITET, 23 Shtator 2020, 10:24

Serbë dhe amerikanë këndojnë për Alabaman: Grenell nxjerr videon me Vuçiçin nga Beogradi

Serbë dhe amerikanë këndojnë për Alabaman: Grenell

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur “të mahnitshme” mbrëmjen që ka kaluar në Beograd, ku ka darkuar me krerët e këtij shteti. Në një video që ka shpërndarë Grenell në Twitter shihet një atmosferë e ngrohë e me buzëqeshje të shumta në darkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, anëtarët e delegacionit serb dhe amerikan. “Serbët dhe amerikanët në Beograd këndojnë për Alabamën dhe Virginian Perëndimore, natë e mahnitshme”, ka shkruar Grenell. Videoja është shpërndarë edhe nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se “serbë dhe amerikane kënduan mbrëmë për Alabaman”. Grenell së bashku me delegacionin e SHBA-së ka vizituar të hënën Kosovën.