TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ata nuk e kanë bërtitur ndjenjën e tyre në sytë e të gjithë botës! Pikërisht, kjo i diferencon ndër shumë të tjerë.
Kanë preferuar që fillimisht ta jetojnë maksimalisht në çdo dimension të ndjenjës atë që lindi krejt rastësisht nga një njohje e rastit. Sot janë prej shtatë vitesh në krahë të njëri-tjetrit dhe ndihen më të lumtur se kurrë!
Por, duket se ajo që e i jep një tjetër dimension lumturisë së tyre është fryti i dashurisë që pritet të vijë në jetë në muajin Maj. Kurorëzimi i një historie të bukur nuk është vetëm finalizimi i pritshëm i një raporti, përkundrazi. Kapitulli i jetës që vjen më pas, ai i pazbuluari deri më tash është gjithçka që i kuriozon më shumë se kurrë sot Eno Popin dhe Atena Palin.
Një histori në dukje e zakonshme, por me plot të panjohura mes të dyve. Për të parën herë ata e bëjnë publike gjithçka personale që ka të bëj me ta, nga surprizat, sakrificat për dashurinë, familjen e vogël që pritet të shtohet më pjesëtarin më të ri pas pak kohësh, frikërat dhe pasiguritë e momentit, etj.
[gallery ids="70015,70013,70016,70018,70014,70019,70017"]