LIFESTYLE, 14 Shkurt 2018, 14:31

Këshilltarja joshëse e Kryeministrit, ja kush është bukuroshja në foto

Këshilltarja joshëse e Kryeministrit, ja kush është

Diellza Hoti, këshilltarja e re e Kryeministrit Ramush Haradinaj, duket se ka pushtuar faqet e mediave rozë menjëherë pas emërimit të saj,

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe është konsideruar gjatë fushatës zgjedhore si kandidatja më e bukur për deputete.

Diellza është një emër i ri në politikën kosovare dhe është konsideruar si një vajzë mjaft ambicioze dhe largpamëse.

Bukuria e saj ka zgjuar vëmendjen e të gjithëve duke u identifikuar si politikania më simpatike shqiptare.

Ajo tashmë e ka përkrahjen e liderit të saj, Ramush Haradinaj, i cili e ka marrë si këshilltaren e tij,  duke i hapur kështu dyert e politikës.

[gallery columns="1" ids="70036,70037,70038,70039,70040,70041,70042,70043,70044,70045,70046"]