TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brenda një muaji të njëjtës kompani, policia i ka zbuluar tre herë sasi kokaine. Në operacionin e zhvilluar pasditen e sotme janë kapur 7. 25 kg kokainë qe vinte nga Amerika Latine.
Operacioni i koduar “Rada” është në vazhdim të operacionit, ku janë sekuestruar më parë edhe dy sasi të tjera, njëherë 11.6 kg dhe njëherë tjetër 6.5 kg kokainë.
Sasia e drogës së kapur pasditen e sotme u zbulua në një kontejner për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Njoftimi i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën trafikimit të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një tjetër sasi lëndë narkotike kokaine, në kontenierët për llogari kompanisë “Alba Exotic Fruit”.
Në vijim të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit u gjetën dhe u sekuestruan 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë, e duke vijuar përsëri në datën 23.07.2021, ku u gjetën dhe sekuestruan 6.5 kilogramë të tjera lëndë narkotike kokainë, mbaditen e sotme si rezultat i veprimeve hetimore, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një tjetër sasie lëndë narkotike kokainë
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit në disa kontenierë për llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, u gjet dhe u sekuestrua 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Taks Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore për dokumentinin e plotë të veprimtarisë kriminale të trafikimit të kokainës.
DY OPERACIONET E MEPARSHME
Kujtojmë që në 23 korrik, policia i sekuestroi kësaj kompanie 6.5 kg kokaine. Ndërsa me 13 korrik në portin e Durrësit u kap një sasi prej 11 kg drogë e cila u zbulua brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për llogari të një kompanie shqiptare. Lënda narkotike u gjet pas një kontrolli rutinë të Policisë Kufitare. Nga vëzhgimi me skaner rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit. Atje u gjet më pas e fshehur droga e ndarë në 14 pako dhe pas peshimit rezultoi 11 kg e 650 gramë.