TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e zjarreve në kodrat e gadishullit të Karaburunit në Vlorë, vijon në ditën e tretë.
Era e fortë ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi duke rindezur dhe vatra të cilat ishin shuar gjatë mëngjesit.
Bëhet me dije se forcat zjarrëfikëse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e vështirë për të ndërhyrë në këto kushte.
Problematike paraqitet dhe situata në Tragjas ku po punohet aktualisht, harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar.
Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira. Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur.
Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont.
Do të rinisë aksion i zjarrëfikseve në mbrëmje dhe gjatë natës.