TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekuestrohen 2 kg kokainë dhe 1.5 kg marijuanë në Greqi. Katër shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek të moshave 26-54 vjeç janë arrestuar nga policia.
Operacioni është zhvilluar në Selanik. Mes të arrestuarve janë krerët e grupit, një çift shqiptarësh, burri 35 vjeç dhe gruaja 26 vjeçe.
Një pjesë e drogës u gjet e fshehur në një oxhak në banesën e tyre në Perama. Gjatë operacionit u sekuestruan dhe 67.000 euro, 2 pistoleta, 17 fishekë, 3 makina, 1 motor dhe shënime të ndryshme.