AKTUALITET, 4 Maj 2020, 16:52

Rritet numri i viktimave nga Covid 19 në Serbi, në 24 orë konfirmohen 93 raste të reja

Rritet numri i viktimave nga Covid 19 në Serbi, në 24 orë

Katër persona kanë humbur jetën dhe 93 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Serbi.

Numri i viktimave nga Covid 19 deri më tani ka shkuar në 197, ndërkohë i të infektuarve në 9557. Deri më tani në spitalet e Serbisë gjenden të shtruar 2023 pacientë, kurse 53 prej tyre janë në gjendje kritike.

Ndërkohë presidenti i vendit ka paralajmëruar se me datë 6 maj do të heqë dhe gjendjen e jashtëzakonshme, ndaj koronavirusit.