TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi dhjetë mijë lodra për fëmijë janë bllokuar ditët e fundit, pasi kanë rezultuar të rrezikshme për fëmijët.
Burime nga Inspektoriati i mbikëqyrjes së tregut bëjnë me dije se, lodrat e sekuestruara janë të llojit ‘slime’, një material tipik plasteline që përdoret edhe si antistres.
Të njëjtat burime theksojnë se pas kontrolleve të inspektoriatit të mbikëqyrjes së tregjeve ky produkt ka dalë problematic dhe nuk përmbanin logon certifikuese CE, të Bashkimit Europian.
Gjithashtu inspektoriati bën thirrje për të gjithë prindërit që të kenë kujdes me lodrat që blejnë për fëmijët e tyre dhe të shikojnë mirë vulat që përmbajnë ato.