AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 18:43

Sekuestrimi i Ora News/ Lubonja: Goditje selektive, nga pas fshihet Rama

Sekuestrimi i Ora News/ Lubonja: Goditje selektive, nga pas fshihet Rama


Pas sekuestrimit të pronave të presidentit të “Yldon Media Grup”, Ylli Ndroqi, ka reaguar dhe analisti Fatos Lubonja, i cili gjatë një interviste për News24, ka thene se Rama po i thotë bizneseve dhe mediave të bëhen me të dhe do përfitojnë nga amnistia fiskale, në të kundërtën do të kenë SPAK-un nga pas.

“SPAK po jep sinjale selektiviteti, goditja e televizionit, nuk po hyj te jeta e Ylli Ndroqit. Por nga ana tjetër bëhen amnisti fiskale, nëse do amnisti fiskale hajde bëhu me mua, nëse do SPAK nga mbrapa dil kundër meje. Ky sapo ka filluar tani, përdorimi i drejtësisë, kapja e medias. Kemi shenja të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit”, është shprehur Lubonja gjatë intervistës.