TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendi ka regjistruar sot 101 raste të reja me COVID-19, ndërsa fatkeqësisht gjashtë persona humbën jetën.
Ndërkohë vijon të jetë i lartë edhe numri i personave të shtruar në dy spitalet COVID.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 5620, ndërsa raste aktive janë 2417.
Fatkeqësisht, 172 persona kanë humbur jetën në vend që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.
Pjesë nga deklarata:
Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me Covid19, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.