TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ambientet e televizionit “Ora News” kanë zbarkuar forca të shumta policore, që kanë marrë nën kontroll situatën pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit, Ylli Ndroqi.
Në pjesën e jashtme të ambienteve të televizionit në fjalë janë instaluar trupa të shumta policore dhe mjete të tyre që kanë rrethuar gjithë zonën, ndërkohë mësohet se oficerët e policisë Gjyqësore kanë mbërritur në ambientet të televizionit. Kjo për të vënë në zbatim urdhrin e dalë nga GJKKO.
Nga ana avokatëve, ka patur deklarata se pronari i televizionit po goditet politikisht.
“Zoti Ndroqi ka qenë duke udhëtuar më mjetin e tij mercedes S600, ai nuk është shoqëruar, dhe ka shkuar në polici, pasi i thanë se makina e tij do sekuestrohet, ka kërkuar vetë të shkojë në polici për të shoqëruar mjetin. Brenda 5 ditësh ne do apelojmë. Do vërtetohet se pasuria e tij është e ligjshme, Zoti Ndroqi mendon se është një sulm politik “, thanë avokatët e Ndroqit.
SPAK argumenton se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij krímínale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.