AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 15:00

Koronavirusi në Kosovë/ Hoti: Lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike janë prioritetet e qeverisë

Koronavirusi në Kosovë/ Hoti: Lufta kundër pandemisë dhe


Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se ekzekutivi që ai udhëheqë, mbetet i përkushtuar në dy prioritete, “luftën” kundër Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Hoti ka thënë se ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e Komitetit për menaxhimin e situatës e shkaktuar nga COVID-19, ku sipas tij autoritetet do të angazhohen që të shtohen kapacitetet spitalore, shtimi i shtretërve dhe po punojnë edhe për të rritur kapacitetet testuese.

Ndërkohë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, Hoti tha se sapo të hyjë në fuqi Ligji për rishikimin e buxhetit do të ndahen mjetet financiare për qytetarët dhe bizneset, që janë paraparë në Pakon Emergjente Fiskale, që ishte miratuar nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Albin Kurti.

POSTIMI:

Qeveria mbetet e fokusuar ne dy prioritetet e saj, lufta kunder COVID-19 dhe rimekembja ekonomike. Pavaresisht zhvillimeve, dinamika e punes se Qeverise nuk do te ndikohet.

1. LUFTA KUNDER COVID-19: Sot mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion ne kuader te Planit te Reagimit Kombetar, qe ka per qellim bashkerendimin e punes te te gjitha institucioneve te perfshira ne menaxhimin e pandemise.

Ministri i Shendetesise dhe Drejtori i SHSKUK-se jane duke u angazhuar me te gjitha kapacitetet per krijimin e shtreterve shtese per rastet qe mund te paraqiten.

Po punojme edhe me donatore dhe vende mike per te krijuar keto kapacitete sa me pare, perfshire edhe kapacitetet testuese shtese. Se shpejti licencohet edhe spitalet-laboratoret private per te kryer testime. Mbikeqyrja e zbatimit te masave do te vazhdoje pa pardon.

2. RIMEKEMBJA EKONOMIKE: Ministrat e resoreve ekonomik kane marre detyrat per te bere pergatitjet per zbatim te masave per ndihme qytetareve dhe bizneseve. Sapo te hyne ne fuqi ligji i buxhetit do te nisim me pagesat e mbetura pergjysme.

Presim qe Kuvendi te miratoje kete jave edhe ligjin per rimekembje ekonomike per te hapur rruge per zbatim te te gjithe pakos per rimekembje ekomomike.

Krahas ketyre, Kosova po shihet si faktor stabiliteti ne rajon dhe me gjere per shkak te qasjes kontruktive, te matur dhe te koordinuar me miqte tane sa i perket dialogut, marredhenieve regjionale dhe marredhenieve nderkombetare.

Kujtojmë se Hoti është infektuar nga koronavirusi dhe këtë lajm e ka bër me dije vet përmes një postimi në rrjetet sociale.