TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së tij të fundit në Kuvend, se kush shton kate në godina do i sekustrohet prona.
Para godinës së “SKY Tower” në zonën e ish-Bllokut, Pampuri deklaroi se në këtë godinë po bëhet një kat shtesë dhe se Rama duhet të nisë nga aty ndëshkimet.
"Kemi denoncuar këtë shtesë që po ndërtohet lart në qendër të Tiranës, po ndërtohet një shtesë në katin e fundit.
As më pak dhe as më shumë, por është shtesë që po ndërton vetë miku i tij ish-deputeti i PS-së. Edi Rama sot deklaroi se do të ketë ndërshkim për të gjithë ata ndërtues që do të ndërtojnë shtesa pa leje.
Por së pari le ta nisë ndërshkimin nga ana që japin leje ndërtimi. Ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë. Këtë katrahurë e ka sjellë Rama në 11 vite kryetar bashkie e pas Erion Veliaj.
Rama le ta nisë nga kjo shtesë që është dhënë këtu, që i është klinentit të tij, ish-deputetit të PS-së.
Edi Rama punon me dy standarte, kërkon të ndëshkojë qytetarët dhe ana tjetër mban dhe mbështet klienët e tij me të cilët ndan paratë. Ta nisë ndërshkimin nga Sadri Abazin, ndaj Tom Doshit, u shpreh Pampuri.
Edi Rama deklaroi sot se ka ardhur koha që të nisë disiplinimi i ndërtimeve dhe arkitektët të mbajnë përgjegjësi për projektet e tyre deri në fund.
Rama u shpreh i prerë se të gjitha ata ndërtues që shkelin lejet dhe bëjnë kate shtesë të ndëshkohen, do u sekuestrohet dhe shembet prona.