AKTUALITET, 30 Janar 2020, 12:15

Basha rikthehet në Shkozet: Dy muaj pas tërmetit, banorët pa bonusin e qirasë. Rama vetëm llafe dhe propagandë

Basha rikthehet në Shkozet: Dy muaj pas tërmetit, banorët pa


Kryetari i opozitës Lulzim Basha u takua në Shkozet me banorë të braktisur nga shteti, të cilët nuk kanë marrë bonusin e qerasë prej dy muajsh.

Banorët thanë të revoltuar se pallati i tyre është shumë i dëmtuar, por bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda.

Për kryetari e opozitës, kjo situatë pasigurie tek njerëzit dy muaj pas tërmetit, është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dimensionin e tretë të krizës.

E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dollarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.