AKTUALITET, 30 Janar 2020, 12:31

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës/ Prokuroria letër-porosi urgjente autoriteteve britanike: Ndaloni të vëllain…dëshmia që ‘zbërthen’ grupet kriminale në Shqipëri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës/ Prokuroria letër-porosi


Prokuroria shqiptare i ka dërguar një letër-porosi urgjenteve homologëve në Mbretërinë e Bashkuar, ku iu kërkohet që të arrestohet vëllai i Jan (Jak) Prengës, Astriti.

Astrit Prenga, dyshohet se është shkaku që solli rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçari.

Ai luante rolin e korrierit të organizatave të kriminale të trafikut të drogës, që vepronin në Angli, prandaj drejtësia shqiptare kërkon ndalimin e Prengës dhe ekstradimin e tij më pas në Shqipëri.

Dëshmia e tij mund të jetë vendimtare për të zbardhur lidhjet e grupeve kriminale të Vlorës, Shijakut dhe Shkodrës, që janë përfshirë në pazarin e 283 kilogramë kokainë.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit tre ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë shtatë orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit.

Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm.

Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar pesë të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe katër të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.