BOTA, 27 Shtator 2019, 15:55

Satelitët e Nasës bëjnë zbulimin shokues në Mars

Satelitët e Nasës bëjnë zbulimin shokues në Mars



Satelitët robotikë eksplorues të Nasës, të cilët gjenden në sipërfaqen e planetit Mars, kanë zbuluar diçka të çuditshme, duke i lënë shkencëtarët pa fjale.

Magnometëri i ngjitur në pjesën e jashtëme të satelitëve, ka kapur disa sinjale pulsuese magnetike të pazakonta, të cilat ndodhin gjatë mesnatës në planetin e kuq.

Shpërthimet e çuditëshme magnetike energjitike, mendohet se do t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë përbërjen e planetit Mars, dhe të analizojnë më qartë evolimin e historikut të tij.

Që në nëntorin e vitit të kaluar, kapsula robotike e ulur në sipërfaqen e Marsit, ka mundur të kapë sinjale të ndryshme, si edhe të regjistrojë disa tërmete të rëna në Mars.