BOTA, 25 Shtator 2019, 15:52

FOTO/ Heq dorë nga puna e saj dhe kërkon për 57 ditë qenin e humbur

Një grua nga Washington State kaloi gati dy muaj në kërkim të qenit të saj të arratisur.

Duke refuzuar të heqë dorë, ajo bëri gjithçka mundi për të gjetur qenin e saj të dashur 7-vjeçar, Katie.

Katie u zhduk nga një dhomë hoteli në korrik gjatë një udhëtimi në Montana me pronarët Carole dhe Verne King.

Megjithëse është një qen shoqëror dhe miqësor pronarja e tij beson se ky qenush u frikësua nga bubullima dhe u largua nga hoteli ‘My Place’ ndërsa ata ishin jashtë për darkë.

Ata kontrolluan terrenin e hotelit, duke bërë thirrje për Katie deri në mëngjes. Asgjë.

Të nesërmen, King vazhdoi kërkimin e saj, duke vendosur fletë të ngjitura në vende të ndryshme dhe duke trokitur në dyer dhe duke postuar në mediat sociale.

Në total, King mendon se ajo vendosi rreth 500 fletë në qytet dhe rrethinë. Ajo së bashku me burrin e saj sollën në kërkimin e tyre edhe kamera loje dhe syze për shikimin gjatë natës.