BOTA, 25 Shtator 2019, 15:27

Sherr banal mes dy grupeve, përfundon pa jetë 15 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Britaninë e Madhe, ku një djalosh vetëm 15 vjeç me origjinë nga Kosova, ka gjetur vdekjen. Elton Gashaj, 15 vjeç, është goditur për vdekje me thikë në zonën e Salt Hill Park në Slough Berkshire.

Policia thotë se dy grupe u përplasën me njëri-tjetrin. Si pasojë e përleshjes, mbeti i vrarë Gashaj. Nëna e tij ka bërë të ditur se ajo e kishte paralajmëruar policinë që djali kishte qenë objekt i shumë sulmeve për shkak të shoqërisë së papërshtatshme.

Ndërkaq, policia ka ndaluar dy djem të moshave 15 vjeç dhe një tjetër 17 vjeçar si të dyshuarit për këtë vrasje të rëndë.